AGK-ja angazhon avokat për përfaqësimin e gazetarëve
09 nëntor 2021
| 13:44
Sami Brajshori me mbështetjen e dhënë nga Misioni i OSBE-së në Kosovë – OMiK, është angazhuar si Avokat në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK).
AGK-ja ka theksuar se është tejet i rëndësishëm përfaqësimi dhe mbrojtja ligjore për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, dhe kjo do të mundësohet me angazhimin fillestar të Brajshorit deri në fund të këtij viti kalendarik.
“Në rastet kur pengoheni gjatë kryerjes së detyrës, ose jeni subjekt i sulmeve dhe kërcënimeve, ju inkurajojmë që rastet t’i raportoni në AGK”, ka njoftuar ky asociacion.



