Kurti: Po përmbyllim një vit të suksesshëm të zgjedhjeve

14 nëntor 2021 | 10:58

Kryeministri Albin Kurti ka hedhur sot votën e tij për zgjedhjet lokale.

Pas votimit, Kurti ka thënë se sot Kosova po e përmbyll një vit të suksesshëm të zgjedhjeve.

Kurti i cili votoi në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, ka theksuar se komuna është qeliza e republikës.

Me këtë rast, ai i ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.

“Si qytetar i republikës porsa e ushtrova të drejtën demokratike për të votuar, për të zgjedhur kryetarin e komunës. Komuna është e rëndësishme në njërën anë për qytetarët dhe është qeliza e republikës. i inkurajo qytetarët qe ta përdorin këtë rast dhe të përcaktohen për veten e tyre, nëpërmjet udhëheqësve. Moti është i bukur dhe pjesëmarrja është e pritshme. Mekanizmat shtetëror do të kujdesen për mbarëvajtje. Më 14 nëntor mund të themi se po e përmbyllim një vit të suksesshëm të zgjedhjeve. Kosova ka dëshmuar se është shtet demokratik”, ka thënë Kurti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të…