Thaçi takon ish-presidentin e Austrisë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare në Austri është takuar me ish-presidentin austriak, Heinz Fischer, të cilin e ka falënderuar për kontributin e dhënë për Kosovën.
“Një takim të përzemërt e patëm edhe me ish-presidentin austriak, Heinz Fischer, i cili që nga viti 2004 ka mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë dhe shtetndërtimit. Ish-presidentin Fischer e falënderova për kontributin që ka dhënë për Kosovën, rajonin dhe tërë Evropën”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Sapo arrita në Vjenë, ku gjatë ditës do të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues shtetërorë të Austrisë.Me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, do të bisedojmë për marrëdhëniet dypalëshe, perspektivën evropiane, dialogun me Serbinë dhe tema të tjera me interes të përbashkët.Austria ka mbështetur pareshtur Kosovën në të gjitha periudhat historike dhe deri më sot. HTH
Gepostet von Hashim Thaçi am Dienstag, 29. Mai 2018