Basha kërcënon Berishën me përjashtim nga partia

17 nëntor 2021 | 17:52

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka kërcënuar Sali Berishën me përjashtim nga partia.

Në takimin me kryetarët e degëve të kësaj, ai ka thënë se kush shkel vendimin e Kryesisë së partisë e ka fatin të caktuar nga statuti i PD-së.

Ai ka treguar se më 18 dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së, duke shtuar se nga ky kuvend partia do të dalë e bashkuar.

“Do të bëjë Sali Berisha miting më 11 dhjetor? Apo mendon se do të ngrejë struktura paralele? Ka thënë që nuk e njeh Kuvendin e datës 18 si Kuvend legjitim. E kuptoj, asgjë legjitime nuk njeh Sali Berisha. Sepse qëllimi është ilegaliteti, bunkerizimi, destabilizimi i PD-së. Por, veprimet ilegjitime, tentativa për bunkerizim, dëmtimi i interesave elektorale dhe politike të PD-së e kanë përgjigjen në statut. Dhe do ta zbatojë statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesisë së partisë, fatin e ka të caktuar nga statuti i partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën”, ka deklaruar ai, duke shtuar se askush nuk është mbi statutin.

“Boll është boll. Asnjë anëtar nuk është mbi statutin dhe nuk është mbi të tjerët”, ka shtuar Basha./A2/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kosovës dhe ajo e Francës kanë thelluar bashkëpunimin…