“Zemra e gjelbër” e planetit nën kërcënimin e shpyllëzimit
19 nëntor 2021
| 15:27
Brazil është një prej shteteve që premtoi në samitin e klimës t’i jepte fund shpyllëzimit dhe ta kthente gjithçka si me parë deri në fund të vitit 2030.
Pylli i Amazonës është shtëpia e tre milionë specieve të bimëve e kafshëve dhe një milion indigjenëve. Xhungla më e madhe në botë është magazina natyrale e karbonit dhe kontribuon në ngadalësimin e ngrohjes globale.
Gjatë vitit 2020-2021 janë shkatërruar 13 235 kilometra katrorë të sipërfaqes së gjelbër, që shënjon vlerën më të lartë që prej vitit 2006. Shpyllëzimi i mushkërisë së botës është rritur gjatë presidencës së Jair Bolsonaro i cili ka favorizuar agrikulturën dhe aktivitetin e minierave në xhungël./tvklan.al/