Dogana dhe policia në aksion, kontrollohen dyqanet e telefonave në Prishtinë
23 nëntor 2021
| 14:42
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke zhvilluar aktualisht një aksion në disa dyqane të telefonave në Komunën e Prishtinës.
Momentalisht, aksioni i Doganës dhe Policisë është duke u zhvilluar në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, ku ka një numër të madh të dyqaneve të telefonave.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Dogana e Kosovës, ku zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë se detajet e aksionit do të bëhen të ditura më vonë.