Lajçak: Takimet Kosovë-Serbi të prodhojnë rezultate pozitive

25 nëntor 2021 | 20:46

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk ka dhënë detaje nga takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ka thënë se dëshiron që kurdo që mbahen takimet e ardhshme në kuadër të dialogut, ato të japin rezultate. “Kjo është edhe arsyeja pse jam këtu. Nuk ka të bëjë vetëm me takimet, por edhe rezultatet. Këtë javë unë kam takuar dy herë kryeministrin Kurti dhe kam biseduar me presidentin Vuçiq, por nuk kishte rezultate pozitive të këtyre takimeve. Ambiciet tona janë të ndryshme në këtë moment dhe nuk ka të bëjë vetëm me organizimin e takimit, por edhe me një marrëveshje dhe kjo është arsyeja që ne po punojmë në këtë drejtim”, u shpreh Lajçak, raporton KP.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim…