Rama: Po punojmë që vitin e ardhshëm ta kemi Abetaren e unifikuar

26 nëntor 2021 | 11:14

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se me Qeverinë e Kosovës janë pajtuar që në vitin e ardhshëm të dy vendet ta kenë një abetare të përbashkët.

Në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri, ai  ka deklaruar se pastaj do të bëhen përpjekje që këtë abetare unike ta kenë të gjithë trojet shqiptare.

“Ne kemi dakordësuar në mbledhjen e fundit të qeverisë që të punojmë që vitin e ardhshëm që është vit jubilar i pavarësisë ta kemi gati abetaren e unifikuar. Abetarja është një libër themelor për këdo që hyn në rrugën e arsimit dhe prej shumë vitesh tanimë është një libër i cili bazuar edhe në ligjin e arsimit që ne kemi njësoj si librat e tjerë është trajtuar si një tekst me shumë alternativa. Ajo që ne kemi dakordësuar është që të kemi vetëm një abetare dhe me shumë kënaqësi duam që ta ndajmë së bashku këtë objektiv në mënyrë që nëse biem dakord sot të kemi një abetare të gjuhës shqipe në Shqipëri, në Kosovë dhe pastaj së bashku këtë abetare unike të gjuhës shqipe ta kemi në të gjithë trojet apo në të gjithë hapësirat ku fëmijët mësojnë të lexojnë dhe shkruajnë gjuhën shqipe”, përfundoi Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi anglez Chelsea po përgatit një lëvizje për transferimin e…