Chelsea, 100 milionë euro për Chiesan

26 nëntor 2021 | 11:10

Klubi anglez Chelsea po përgatit një lëvizje për transferimin e sulmuesit italian të Juventusit, Federico Chiesa.

Sipas mediumit “Calciomercato”, Thomas Tuchel është një admirues i madh i Chiesas dhe mund të mbështetet nga drejtoresha Marina Granovskaia për transferimin e italianit në perëndim të Londrës. Chiesa ra në sy të klubeve të mëdha evropiane gjatë verës pasi bëri disa paraqitje të jashtëzakonshme për Italinë, të cilat e panë atë të bëhet fitues i “Euro 2020”.

Ai admirohet gjerësisht për eksplozivitetin, shkathtësinë dhe aftësinë për t’i përdorur të dyja këmbët me efikasitet të lartë. Chiesa ka shënuar tre gola dhe ka asistuar tri herë në 15 ndeshje këtë sezon, ndërsa cilësohet si një nga lojtarët më të mirë në botë në rolin e tij.

Kube si Bayern Munich dhe Chelsea kanë treguar interes për Chiesan dhe tani duket se blutë mund ta bëjnë lëvizjen e tyre. Skuadra e drejtuar nga Tuchel po kërkon 84 milionë funte apo 100 milionë euro për 24-vjeçarin italian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humbja nga Manchester City duket se ka lënë pasoja në…