Jep dorëheqje Rrahman Rama, komandanti i ri i FSK-së vjen nga familja Jashari

30 nëntor 2021 | 10:36

Gjenerallejntënant Rrahman Rama ka dhënë dorëheqje nga posti i komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Rama ka dorëzuar dorëheqjen në presidencë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pasuesi i Ramës do të jetë Bashkim Jashari.

Bashkim Jashari është biri i Rifat Jasharit, familjes legjendare nga Prekazi i Skënderajit. Ai mbanë gradën e gjeneralit në FSK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konferenca e shteteve palë në Konventën e Armëve Kimike, në…