Kurti, Haradinajt: Ktheja 200 hektarë tokë shtetit, ne t’i japim 70 mijë euro

14 dhjetor 2021 | 16:34

Gjatë debatit parlamentar për Ligjin për pagat kanë replikuar kryeministri Albin Kurti me deputetin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Fillimisht, Haradinaj i ka thënë kryeministrit Kurti se ligjëratat nuk i zgjedhin problemet.

Haradinaj ashtu sikur dje i ka kërkuar Kurtit që t’i dërgojë në KEK ministrat dhe t’ua vendos një tendë.

“Çojë ministrat deri në KEK e vendosja një tendë në KEK le të mërdhihen”, ka thënë Haradinaj.

Pas kësaj deklarate, Kurti i ka replikuar Haradinajt me një kundërpropozim.

“Meqë mu dha propozimi që ministrat e mi t’i çojë të KEK-u, që të mërdhihen, unë e kam një kundërpropozim. Deputeti Haradinaj le t’i kthen në shtet 200 hektarë tokë edhe ne po ia japim 70 mijë euro”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona do të synojë ta transferojë qendërsulmuesin, Erling Haaland, gjatë…