Basha: PD-ja do të pastrohet nga mbeturinat e komunizmit

15 dhjetor 2021 | 16:50

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se ai ka mbështetjen e 99.9% të demokratëve.

Në një konferencë për medie, ai ka deklaruar se nën drejtimin e tij PD-ja do të pastrohet nga mbeturinat e sistemit komunist.

“99.9% e demokratëve janë për të ardhmen, nuk i lidh asgjë as me mendësinë bolshevike dhe as me aferat korruptive që kanë ndodhur gjatë qeverisjes tonë. Ata nuk kanë përfituar, por janë dëmtuar si shqiptarë dhe si demokratë. Nga kjo pikëpamje, nga pikëpamje a e parimeve nën lidershipin tim do të pastrohet PD nga mbeturinat e sistemit komunist dhe për këtë janë 99.9% e demokratëve”, është shprehur Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Pasionet e Fshehta” (Pasion de Gavilanes) është një nga telenovelat…