Dërguti LV-së: “Çka bën n’mal, e gjen n’shpi”

22 dhjetor 2021 | 12:11

Ish-deputetja e LV-së, Aida Dërguti, ka thumbuar LV-në pas përplasjes se djeshme në mes të deputetes se PDK-së, Ganimete Musliu dhe ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se precedenti i bërjes opozitë me metoda jokonvencionale tashmë është vendosur nga partia në pushtet.

“Precedenti i bërjes opozitë me metoda jokonvencionale tashmë është vendosur nga partia në pushtet. Këtij lloji të opozitarizmit në Kuvendin e Kosovës i ka prirë kryeministri aktual. Fjala popullore thotë: çka bon n’mal, e gjen n’shpi!”, ka shkruar Dërguti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Blerim Reka 1. Bota po hyn në vitin e…