Mustafa për mungesë të rrymës: Po nxehemi me votat e 51 për qind të qytetarëve
23 dhjetor 2021
| 14:34
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj reduktimeve me energji elektrike.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se qeveria plebishitare e ka sjell vendin i në vitin 2000, pa rrymë dhe me agregatë.
Ai ka thënë se tani vendi po nxehet me votat e mbi 51 për qind të qytetarëve.
“Deri në fund të këtij viti, qeveria plebishitare na solli në vitin 2000. Pa rrymë e me agregatë. Por… nuk është ftohtë, po nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve! Kështu e ka Referendumi. Të mërdhinë, por duhet të thuash që është mirë, sepse populli kështu ka vendosë”, ka shkruar Mustafa.



