Milwaukee rikthehet te fitorja
23 dhjetor 2021
| 14:36
Skuadra kampione e Milwaukee rikthehet te fitorja, duke mundur me rezultat 126-106 Houstonin, ndeshje e dominuar nga Bucks.
Holiday me 24 pikë e 10 asistime si dhe Middleton me 23 pikë ishin më të mirët në fushë. Fiton edhe skuadra e Orlando, që mundi me rezultat 104-98 Atlantan, ndeshje me rivalitet shumicën e kohës. U dallua Wagner, autor i 25 pikëve.
Nuk zhgënjen ekipi i Clippersave, që falë 19 pikëve të Bledsoe mundi me rezultat 105-89 Sacramenton.
Rezultatet
Atlanta – Orlando 98-104
Boston – Cleveland 111-101
Milwaukee – Houston 126-106
Oklahoma – Denver 108-94
Sacramento – Clippers 89-105



