Specialja injoron sërish garancën e policisë, i vazhdohet paraburgimi Gucatit dhe Haradinajt

23 dhjetor 2021 | 16:42

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale ia ka vazhduar paraburgimin dy krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe  Nasim Haradinajt. Vendimi në fjalë është marrë para dy ditësh.

Me këtë rast, trupi gjykues ka kërkuar nga Prokuroria që parashtrimet e për rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 7 shkurt të vitit 2022.

Ndërsa i njëjti urdhër i është dhënë edhe mbrojtjes me afat deri më 14 shkurt.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka dalë garancë për lirimin e krerëve të OVL-UÇK-së së UÇK-së nga paraburgimit, mirëpo edhe kësaj radhe Specialja ka injoruar këtë institucion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbyllur të enjten Konferenca e 3-të Ndërkombëtare Shkencore për…