United nuk e shet Pogbën

24 dhjetor 2021 | 14:43

Paul Pogba është në vitin e fundit të kontratës me Manchester Unitedin, që deri më tani ka refuzuar të rinovojë kontratën me “Djajtë e Kuq”.

Për këtë, është raportuar që për të mos e humbur me parametra zero, United mund ta shesë në janar.

Por, mediat britanike raportojnë se Manchesteri nuk e ka ndërmend ta lërë të largohet mesfushorin francez, i cili që nga korriku e ka në tavolinë ofertën për rinovimin e kontratës.

Pogba ende s’e ka thënë fjalën e fundit dhe United po e pret një përgjigje përfundimtare. Reali dhe PSG-ja janë skuadrat favorite për ta rrëmbyer mesfushorin, nuk përjashtohet as një rikthim në Juventus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja enorme e çmimit të energjisë dhe në të njëjtën…