Barcelona planifikon transferimin e De Ligtit

24 dhjetor 2021 | 14:51

Barcelona është duke planifikuar transferimin e mbrojtësit të Juventusit, Matthijs de Ligt në afatin kalimtar të verës.

“Barcelona po mendon seriozisht që të transferojë De Ligt në La Liga. Kjo hipotezë është praktikisht e pamundur për shkak të rrogës së lartë të mbrojtësit.  Por ndryshon mendimi për merkaton e verës, sepse Juventusi do të mundohet që të shesë, që të investojë në sulm”, shkruajnë mediat iberike. Çmimi i kartonit të lojtarit do të ishte më e ulët se 120 milionët që parashikohen në kontratë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj pesë…