Kurti mburret me të arriturat e qeverisë: Ky ishte vit i Kosovës sovrane

26 dhjetor 2021 | 11:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për të arriturat e Qeverisë të cilën ai e udhëheq.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së, Kurti ka thënë se qeveria ka punuar me përulje dhe përkushtim në përmbushjen e premtimeve në drejtësi e ekonomi.

“Ekonomia është kthyer drejt zhvillimit. Vitin po e përmbyllim me një rritje prej 9.9 për qind të bruto produktit vendor, sipas vlerësimeve të BQK-së. Këto kanë bërë që të ketë më shumë shpenzim dhe më shumë kontribut. Kemi zhvilluar gjithashtu edhe mbi 10 mijë vende të reja të punës”, u shpreh ai.

Kryeministri Kurti gjithashtu ka thënë se qeveria ka bërë një menaxhim të mirë të pandemisë Covid-19.

Kurti ka folur edhe për të arriturat e qeverisë edhe në fusha të tjera.

“Kemi mbështetur familjet, sportin, kulturën si dhe nënat lehona dhe fëmijët. Kemi bërë miratimin e projekligjit për gjykatën komerciale. Janë realizuar 509 aksione policore dhe duke shkatërruar 42 grupe kriminale. Ka filluar reciprociteti i targave me Serbinë. Kemi bërë edukimin falas në të gjithë nivelin në sektorin publik. Kemi ndarë 500 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të komunitetit RAE. Kemi mbështetur grate”, ka deklaruar Kurti.

Ai e ka quajtur këtë vit të Kosovës sovrane, duke theksuar se qeveria do ta vazhdojë punën e palodhshme.

“Ky ishte vit i Kosovës sovrane. Ne do të punojmë shumë e pa u lodhur në zhvillimin e ekonomisë, për krijimin e vendeve të reja të punës si dhe do të punojmë shumë edhe në drejtësi për të luftuar krimin e korrupsionin. Viti 2022 siç e kemi thënë,do të jetë viti ku do të bëjmë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë sot ka shpërthyer një…