Ekipet e emergjencës pastrojnë mbetjet e vullkanit që shkatërroi ishullin Kanarie (VIDEO)
27 dhjetor 2021
| 09:35
Shpërthimi i vullkanit në ishullin spanjoll La Palma është shpallur zyrtarisht i përfunduar, pas tre muajsh nxjerrje hiri.
Ekipet e emergjencës tashmë kanë filluar që të pastrojnë mbetjet e hirit, pas shpërthimit të vullkanit, raporton AP, transmeton Klan Kosova.
Njësia e Emergjencave Ushtarake të Spanjës, ka publikuar pamjet ku shihet ekipi që po pastron mbetjet ku më 19 shtator, vullkani Cumbre Vieja shkatërroi më shumë se 3000 prona dhe qindra hektarë tokë bujqësore në ishullin Kanarie.
Më shumë se 7000 njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre pas lavës kërcënuese.



