Vrasje me armë në Peqin të Shqipërisë, policia në kërkim të autorit

27 dhjetor 2021 | 10:10

Një 35-vjeçar është vrarë me armë zjarri këtë të hënë në fshatin Gjoçaj të Peqinit në orën 08.39.

Në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në rrugë A. B., banues në fshatin Gjoçaj.

Zona është rrethuar dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit apo autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
30 vjet pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Rusia është ende…