97 të vdekur në aksidente trafiku në Kosovë për 10 muaj

27 dhjetor 2021 | 11:42

Dy të vdekur është bilanci i aksidentit që ndodhi mbrëmë në fshatin Zajm të Klinës, ku të përfshirë ishin një kamion dhe një veturë.

Në mesin e viktimave ishte edhe një fëmijë rreth moshës tetëvjeçare.

Në periudhën janar-tetor në aksidente trafiku në Kosovë jetën e humbën 97 persona në 86 aksidente që përfunduan me fatalitet.

Kështu thuhet në një përgjigje për Klankosova.tv nga Policia e Kosovës.

Sipas të dhënave të policisë, gjatë kësaj periudhe ndodhën gjithsejt 6 mijë e 259 aksidente me lëndime e ku u lënduan 12 mijë e 114 persona.

Po ashtu pati edhe 11 mijë e 172 aksidente me dëme materiale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntë pacientë të konfirmuar me Covid-19, po marrin trajtim mjekësor…