Me aktivitete të shumta u shënua në Mitrovicë Dita Botërore e Mjedisit

05 qershor 2018 | 13:38

Përfaqësues të Komunës së Mitrovicës dhe institucioneve të tjera komunale, përfaqësues të OJQ-ve, përfaqësues të kompanive të ndryshme, dhe individë të shumtë, kanë marrë pjesë në aktivitetet e organizuara për shënimin e Ditës Botërore të Mjedisit.

Në krye të më shumë se 300 pjesëmarrësve (nxënës, studentë, qytetarë, punëtorë të kompanive të ndryshme etj.) ishin kryetari  i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk Mujka, drejtorët e drejtorive komunale, këshilltarja e kuvendit të komunës Valbona Sadiku dhe personalitete të tjera.

Hapësirat që u pastruan gjatë kohës sa zgjati aktiviteti për shënimin e Ditës Botërore të Mjedisit ishin ato përreth ndërtesës së administratës komunale, sheshet dhe bulevardet kryesore në qendrën e qytetit, parku i qytetit nga ura kryesore mbi lumin Ibër deri mbi vigun tek tre rrokaqiejt, hapësira përmes liqenit akumulues në Suhodoll etj.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Katër gjimnastet Bora Hoti, Amela Gërbeshi, Vilëza Zeqiri dhe Valëza…