Hovenier në shqip: Jam shumë i gëzuar që jam në Kosovë
10 janar 2022
| 13:29
Ambasadori i ri i ShBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, i ka dorëzuar sot presidentes Vjosa Osmani letrat kredenciale.
Pas ceremonisë së dorëzimit të këtyre letrave, në një konferencë për media, ambasadori Hovenier gëzimin e tij që gjendet në Kosovë e ka shprehur në gjuhen shqipe. “Unë jam shumë i gëzuar me qenë këtu në Kosovë. Kjo është e vetmja fjali që unë e di në gjuhën shqipe”, ka thënë Hovenier.
Në adresimin e tij për medie, ai ka deklaruar se është nder të që të shërbejë në Republikën e Kosovës si ambasador i ShBA-së.



