Ja sa martesa dhe shkurorëzime u bën në Mitrovicë në vitin 2021
11 janar 2022
| 16:34
Viti 2021 del të jetë vit me numër të lartë të martesave në komunën e Mitrovicës.
Në komplet vitin e kaluar në komunën e Mitrovicës janë regjistruar gjithsej 823 martesa, pra janë 823 çifte të reja që kanë vendosur të jetojnë së bashku.
Por as numri i shkurorëzimeve nuk ishte i vogël.
Sipas statistikave janë regjistruar 136 shkurorëzime gjatë vitit të kaluar.
Veriu.info ka dërguar pyetje komunës së Mitrovicës mbi statistikat.
Më poshtë mund të shihni dokumentin e dërguar nga komuna e Mitrovicës ku shihen statistikat e sakta për martesat dhe shkurorëzimet gjatë vitit 2021.