Afati kalimtar, deri më 15 janar
11 janar 2022
| 16:42
Federata e Hendbollit e Kosovës ka njoftuar se afati kalimtar është i hapur deri më 15 janar. Sipas FHK-së, pritet të ketë lëvizje të hendbollistëve dhe hendbollisteve nga një skuadër në tjetrën.
“Më 7 janar është hapur afati kalimtar për hendbollistë dhe hendbolliste. Afati kalimtar është i hapur deri më 15 janar, ndërsa pritet të ketë lëvizje të lojtarëve. Janë disa skuadra që kanë paralajmëruar angazhimin e lojtarëve të rinj për pjesën e dytë të kampionatit. Pritet garë e fortë si te hendbollistët ashtu edhe te hendbollistet dhe shumë prej skuadrave pritet ta shfrytëzojnë afatin kalimtar të janarit”, thuhet në njoftimin e FHK-së.



