Interi shënjestron yllin e Juves

14 janar 2022 | 12:35

Skuadra e Interi po shkëlqen në fushë, por gjithsesi puna për të përforcuar ekipin vazhdon. Drejtori sportiv Marota njihet si ekspert i merkatos me parametër zero dhe ka piketuar lojtarin që do të afrojë.

Ai synon të “grabisë” nga Juventusi, Paulo Dybalën. Argjentinasit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe nuk ka vendosur ende të rinovojë. Marota e ka pikë të dobët sulmuesin pasi e ka kërkuar dhe më parë. Gjithsesi Interi më parë duhet të lirohet nga rrogat e disa lojtarëve, ku më të kuotuarit janë Vidal dhe Vesino.

Nëse Dybala nuk rinovon me Juven atëherë Interi është gati të futet në garë për të marrë shërbimet e tij. 28-vjeçari kërkohet dhe nga Barcelona e Tottenham.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, i është…