Gjokoviqi sërish do të dërgohet në mbajtje
14 janar 2022
| 13:12
Tenisti serb, Novak Gjokoviq të shtunën do të dërgohet sërish në mbajtje.
Gjokoviq do të kalojë më shumë kohë në mbajtje, derisa sfida e tij ligjore vazhdon në gjykatë. Atij iu anulua viza për here të dytë, nga autoritetet australiane, për shkak se është i pavaksinuar, shkruan “The Mirror”.
Ai do të intervistohet të shtunën në orën 08:00 të mëngjesit, nga zyrtarë të Forcave Kufitare Australiane, në zyrat e tij të avokatëve.



