Sela: Deputetët e shumicës votojnë programin për ‘Ballkanin e hapur’ që anashkalon Kosovën
17 janar 2022
| 16:44
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë se deputetët e shumicës parlamentare në Maqedoninë e Veriut kanë votuar programin për “Ballkanin e hapur”, i cili sipas tij anashkalon Kosovën.
“Keni parasysh një fakt, ish-kancelarja gjermane Angela Merkel çdo herë kur u hapën negociatat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ia ka bërë fare qartë që fundi i këtij procesi është njohja e Pavarësisë së Kosovës. Çdo iniciativë që nuk e ka brenda Kosovën është vetëm tendencë e Serbisë e Vuçiqit për ta anashkaluar për t’i bërë ‘baj-pas’ njohjes së pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Sela.



