Presidentja Osmani dekoron me urdhrin “Hero i Kosovës” Smajl Hajdarajn

17 janar 2022 | 21:52

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hënë, ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” ish-deputetin e Kosovës, Smajl Hajdaraj, në 20-vjetorin e vrasjes së tij.

Osmani tha se ai ishte jo vetëm politikan i devotshëm, por edhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.

“Liria jonë nuk është e përmbushur pa zbardhjen e vrasjeve politike. Do t’i dalim hakut heroit Smajl Hajdaraj, kur kryesit e veprës të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Hajdaraj ishte vrarë më 17 janar 2002 në hyrje të banesës së tij në Pejë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Thomas Tuchel është zgjedhur trajneri më i mirë për vitin…