Krasniqi: Sot nuk vendoset për masat anti-Covid

03 shkurt 2022 | 14:22

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka treguar se sot nuk pritet ndonjë vendim për masat anti-Covid-19 në Kosovë.

Ai ka bërë me dije se sot vetëm do të dëgjohen rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.

Sipas tij, nëse do ketë propozime konkrete, atëherë ato do të dërgohen për miratim në kabinetit qeveritar. “Sot mblidhemi në Komitetin shtetërorë dhe dëgjohen rekomandimet, raporti dhe propozimet e profesionistëve të fushës, ku ne si qeveritar jemi dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Pastaj propozimet eventuale, i kalohen kabinetit qeveritar për miratim. Pra, në këtë takim nuk ka as ndryshim, as lehtësim masash e as shtrëngim. Më tej, çfarëdo që ka i kalohet kabinetit qeverisës, meqë qeveria vendos,” ka thënë  Krasniqi për “RADIO 1”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prijësit fetarë në Maqedoninë e Veriut i kanë bërë thirrje…