Një i vdekur dhe 1 mijë e 853 raste të reja me Covid
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person nga Covidi dhe janë paraqitur 1 mijë e 853 raste të reja me koronavirus.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 2 mijë e 416 doza të vaksinës kundër Covid-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 789 127 doza të vaksinës. Deri më sot 807 383 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 86 437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 9 253 testime, 1 853 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes. Sot janë shëruar 1 639 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 180 407. Në total numri i rasteve aktive është 31 084”, ka njoftuar MSh-ja.



