Mbi 31 mijë raste aktive me Covid në Kosovë

04 shkurt 2022 | 15:10

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 31 mijë e 84 raste aktive me Covid.

Sipas kësaj ministrie, gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur  mbi 1 mijë e 800 raste të reja me Covid.

“Nga 9 253 testime, 1 853 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes.  Sot janë shëruar 1 639 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 180 407. Në total numri i rasteve aktive është 31 084”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…