Gashi tregon nëse deputetët e LDK-së do të heqin dorë nga kompensimet për udhëtim  

04 shkurt 2022 | 15:13

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se është çështje individuale e deputetëve të partisë nëse duan të marrin kompensimin për udhëtimet e tyre në seanca parlamentare dhe komisione.

Ai ka bërë me dije se këtë veprim nuk mund t’ua imponojë Grupi Parlamentar.

“S’është çështje e vendimit të Grupit Parlamentar kjo, është çështje e vendimeve individuale e deputetëve, atyre pse ju takon është e drejtë e tyre nëse duan me shfrytëzu të drejtën apo jo. Nuk mundem unë me ua imponu me vendim të grupit parlamentar, mendoj se është shkelje e të drejtave të tyre nëse unë ua imponoj. Vetëvendosja është parti e mendimit të masave kolektive që nuk përshtatet me mendimin politik të LDK-së. Vendimet janë individuale dhe përgjegjësia është individuale në këtë rast”, ka deklaruar  Gashi për Gazetën Express.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Para fillimit të stinorit pranveror, Dukagjini ishte njëra nga tetë…