Në lindje pati të shtëna, a nisi lufta në Ukrainë?

18 shkurt 2022 | 08:22

Tensionet u rritën, të enjten, përgjatë vijës që ndan forcat ukrainase e separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të vendit.

Nga shpërthimet e një granate në anën e kontrolluar nga qeveria, përpos dëmeve materiale, pati edhe tre të lënduar.

E autoritetet nga të dyja anët po fajësojnë njëra-tjetrën për granatimet e tre ditëve të fundit.

Zyrtari separatist Oleg Nikitin tha se kishte marrë informata nga inteligjenca që pretendonin se forcat ukrainase po planifikonin një sulm.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, vazhdon të këmbëngulë se Rusia do të sulmojë brenda disa ditësh Ukrainën.

Kurse, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vlerëson se mund të ketë një sulm pa paralajmërim dhe i konsideron trupat ruse në kufi kërcënim për Ukrainën.

Rusia vazhdon ta mohojë se po planifikon një pushtim, derisa Ministria e Mbrojtjes e shtetit publikoi pamje, të enjten, duke pretenduar se trupat ushtarake po tërhiqen nga kufiri ukrainas.

Sipas deklarimit të tyre, stërvitjet kishin përfunduar pjesërisht, ushtarët po ktheheshin.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ekipet e shpëtimit po përpiqen për të shpëtuar një djalë…