Ushtria ruse: Nuk kemi hasur në rezistencë në kufijtë ukrainas
24 shkurt 2022
| 07:56
Ushtria ruse pretendon se nuk ka hasur në rezistencë në kufijtë ukrainas.
Me anë të një njoftimi, ushtria ruse thekson se “rojet e kufijve ukrainas nuk kanë bërë asnjë rezistencë” ndaj ushtrisë ruse gjatë pushtimit, njofton CNN.
Sipas CNN-it, as ky pretendim, e as pretendimi se është neutralizuar e gjithë mbrojtja ajrore ukrainase, nuk ka mundur të verifikohet.



