Pesë klube të mëdha në garë për Haalandin

25 shkurt 2022 | 13:31

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland po kërkohet nga pesë klube të mëdha evropiane. Largimi i sulmuesit norvegjez nga klubi gjerman duket i pashmangshëm në afatin e ardhshëm kalimtar të verës.

Sipas mediumit “Cadena Ser”, në tavolinë janë pesë oferta nga Manchester City, Real Madrid, Barcelona, ​​Bayern Munchen dhe Paris Saint-Germain.

Përveç kësaj, ky medium shton se ka një ofertë të madhe rinovimi edhe nga Dortmundi, por që lojtari nuk e mendon këtë.

Aktualisht, City thuhet se është i pari në listë, por Real Madridi dëshiron të bindë Haalandin që të qëndrojë edhe një vit në Dortmund dhe pastaj të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, ka thënë se…