Civilë të vrarë nga sulmet në Zhytomyr
Ukraina ka thënë se sulmet ruse me raketa kanë lënë të vdekur të paktën dy persona të vdekur në qytetin Zhytomyr, i cili gjendet 120 kilometra në perëndim të Kievit.
Sulmi, i cili ka pasur cak një bazë ajrore në qytet, ka goditur shtëpi në afërsi.
Ministria e Brendshme ukrainase ka thënë se të paktën dy persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë të plagosur.
Një zyrtar qeveritar, Anton Gerashchenko, ka thënë më herët se shifrat e viktimave janë edhe më të larta.
“Deri më tani katër persona kanë vdekur. Përfshirë një fëmijë”, ka thënë ai.
Në llogaritë e Qeverisë ukrainase në Facebook dhe Telegram janë shpërndarë video që tregojnë situatën pas sulmeve.
Aty shihen ekipet e shpëtimit duke tentuar të kërkojnë për të mbijetuar nën rrënoja.
Ministria e Jashtme ukrainase ka thënë se njëra nga ndërtesat e goditura ka qenë “shtëpi materniteti”./REL