Skriniari regjistron 200 paraqitje me Interin: Duhet të përmirësohemi
02 mars 2022
| 13:00
Mbrojtësi Milan Skriniar bëri paraqitjen e tij të 200-të me Interin në ndeshjen ndaj Milanit (0-0). Ai është shprehur i lumtur por ka thënë se duhet të ketë përmirësime në nivel skuadre.
“Jam i kënaqur që kam bërë 200 paraqitje për Interin. Shpresoj të luaj shumë ndeshje të tjera për këtë ekip. Ne kemi nevojë të përmirësohemi për t`u rikthyer në rrugën e duhur”, ka thënë Skriniar.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale në mes Interi dhe Milanit luhet me 20 prill në orën 18:00.



