Ambasadori amerikan: Do ta ndihmojmë Kosovën në hapjen e vendeve të reja të punës

08 mars 2022 | 13:43

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeff Hovenier, në takimin me ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se Amerika është e përkushtuar që të ndihmojë Kosovën në aspektin ekonomik.

Ai ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë angazhimet në ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme kosovare që tërheq investime të huaja dhe krijon vende pune dinamike për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë të rinjtë.

Ndërsa ministrja Hajdari ka folur për objektivat e ministrisë që drejton, lidhur me zhvillimin e industrisë, inovacionit, ndërmarrësisë, turizmit, si dhe  tërheqjen e investimeve, me qëllim të rritjes së punësimit dhe përmirësimit të bilancit tregtar me bazë në parimet e përgjegjësisë, llogaridhënies, transparencës, barazisë dhe gjithëpërfshirjes.

Të dy palët kanë shprehur gatishmërinë për intensifikim të bashkëpunimit në fushat që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Miami vijon të kryesojë renditjen në Konferencën e Lindjes, pas…