Suarezi në mbështetje të Messit dhe Neymarit: Gjithmonë me ju

13 mars 2022 | 14:46

Luis Suarez ka shprehur mbështetje për dy ish-shokët e tij të skuadrës, Leo Messi dhe Neymar Jr.

Pas eliminimit të Paris Saint Germain nga Real Madridi në raundin e 1/16 të Ligës së Kampionëve, akuzat e tifozëve për yjet e skuadrës filluan.

Parisi në pjesë e dytë ishin pothuajse inekzistent ndaj “Mbretërve”. Kur tifozët po prisnin së paku një gol për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, asnjëri nga tre yjet nuk arritën ta shënonin.

Tifozët i vërshëllyen lojtarët e Parisit, në mbrojtje të dy ish-shokëve të skuadrës doli Luis Suarez.

Në një postim në rrjetin social “Instagram”, ai ka shprehur  mbështetje për Leo Messi dhe Neymar Jr, duke thënë se futbolli nuk ka memorie jam gjithmonë me ju.

“Futbolli nuk ka memorie, gjithmonë me ju. Ju dua shumë”, ishin fjalët e Suarezit.

Messi, Suarezi dhe Neymari kanë kaluar një periudhë fenomenale gjatë kohës së tyre te Barcelona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i Premier Ligës, Arsenali e dëshiron brazilianin Philippe Coutinhon.…