Aksioni “Pika”, prokuroria mban konferencë të jashtëzakonshme për media
14 mars 2022
| 13:20
Prokurori i Shtetit ka bërë me dije se në orën 15:00 do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me operacion e koduar me emrin “Pika”, që është zhvilluar në rajonin e Gjakovës dhe të Prizrenit.
Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë përfaqësues nga Prokurori i Shtetit, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Policia e Kosovës.
Në mesin e të arrestuarve ka zyrtarë policorë dhe oficerë doganorë, të cilët dyshohen për veprat penale “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të pozitës apo autoritet zyrtar”.
Sipas IPK-së, aksionit i ka paraprirë një hetim njëvjeçar.



