Armand Duka rizgjidhet kryetar i FFSh-së

15 mars 2022 | 11:25

Armand Duka është rizgjedhur presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë (FFSh).

Duka ka siguruar një mandat të 6-të në krye të FShF-së pas një procesi të kontestuar fuqishëm nga kandidati tjetër, Dritan Shakohoxha, i cili nuk ishte i pranishëm në punimet e Asamblesë së kësaj federate, duke e konsideruar joligjore, jostatusore dhe false.

Duka kishte përballë në këtë zgjedhje dy rivalë, Shakohoxhën dhe trajnerin e mirënjohur Sulejman Starova.

Duka është shpallur fitues me 37 vota. Dy vota kanë qenë të pavlefshme, ndërsa katër  vota kanë shkuar për Starovën.

Të pranishëm në këtë asamble ishin 43 delegatë me të drejtë vote nga 55 në total. Duka është shpallur fitues që në raundin e parë teksa ka siguruar shumicën e votave.

https://www.youtube.com/watch?v=05s4OK6OmZk

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pa të brendshme, por Rita Ora ka shfaqur trupin e…