Dy yje pritet të largohen nga PSG-ja

15 mars 2022 | 12:27

Paraqitja e dobët kundër Real Madridit dhe vërshëllimat e marra në “Parc des Princes” mund të jenë gurthemeli i ndërprerjes së aventurës së Lionel Messit te Paris Saint-Germaini.

Kampioni argjentinas dhe familja e tij nuk janë rehatuar dot në qytetin e ri dhe zërat për një rikthim të bujshëm te Barcelonë po ndizen në Spanjë. Sipas gazetarëve iberikë, në fakt, Jorge Messi tashmë ka kontaktuar me drejtuesit blaugrana për ta diskutuar këtë mundësi.

“Ai bëri më shumë se një telefonatë para ngjarjeve të djeshme”, ka siguruar gazetari Gerard Romero, shumë i afërt me klubin katalanas. Edhe “El Chiringuito” konfirmon: “Messi do të ishte i lumtur të kthehej te Barcelona, asgjë nuk përjashtohet”.

Argjentinasi Angel Di Maria do të largohet nga Paris Saint Germaini. Sipas ‘Sport’, anësori tashmë ka marrë vendimin të largohet nga Parisi. Arsyeja pse “El Fideo” ka vendosur të largohet është mungesa e minutave edhe përkundër formës së mirë që po kalon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drama mes Kim Kardashian dhe Kanye West vazhdon dhe pas…