Duka: Jam i emocionuar, dua t’i lë pas të gjitha shpifjet dhe ofendimet

15 mars 2022 | 12:31

Armand Duka ka fituar mandatin e gjashtë si kryetar i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Pas mori shumicën e votave, Duka tha se është i emocionuar me votëbesimin që ka marrë. Ai ka shtuar se ka kaluar momente jo të mira në javët e fundit.

“Jam i emocionuar dhe i obliguar për këtë votëbesim. Secili mund të ketë vërejtje për mua, por do t’i respektoj dhe do të mundohem t’i korrigjoj gjatë drejtimit të katërvjeçarit të radhës. Kam dëgjuar ofendime, por do të shmang me sportivitet shpifjet dhe ofendimet që do të vijnë. Dëshiroj të lej pas çfarë kemi kaluar në këto muaj për t’u përqendruar te futbolli. Ju falënderoj për besimin dhe do të jem krah jush në katër vitet e ardhshme”, ka thënë Duka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Melinda French Gates ka thënë se të kuptuarit se duhej…