‘Mercenarë shqiptarë në Ukrainë’, Rama i kundërpërgjigjet Putinit
15 mars 2022
| 12:39
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është përgjigjur Rusisë pas akuzave të kësaj të fundit se në Ukrainë ka mercenarë të huaj dhe mes tyre edhe shqiptarë.
Rama e ka mohuar kategorikisht këtë akuzë.
“Akuza për mercenarë shqiptarë dhe nga Kosova? Është akuzë pa bazë është e pa vërtetë. Por edhe shqetësuese. Megjithatë ne po e ndjekim me vëmendje edhe në këtë aspekt”, ka thënë Rama.



