Formacionet: United – Atletico
Manchester United dhe Atletico Madridi do ta zhvillojnë përballjen e dytë në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë në Spanjë ka përfunduar 1-1, derisa sonte e dyta që fillon në ora 21:00, do të luhet në “Old Trafford”.
Për këtë duel, “Djajtë e Kuq” do të jenë pa Tom Heaton që është i lënduar, derisa në dyshime është Luke Shaw.
“Los Cholchoneros” do të kenë më shumë mungesa si, Matheus Cunha, Geoffrey Kondogbia, Sime Vrsajlko, Daniel Wass, Thomas Lemar dhe Mario Hermoso që janë të lënduar, derisa Yannick Carrasco ka karton të kuq.
Formacionet e mundshme:
Manchester United: De Gea, Dalot, Varane, Maguire, Shaw, Pogba, McTominay, Fernandes, Rashford, Sancho, Ronaldo.
Atletico Madrid: Oblak, Reinildo, Felipe, Saviq, Lodi, Paul, Koke, Herrera, Llorente, Griezmann, Correa.



