Kryeministrat e tri shteteve evropiane publikojnë fotografi nga Kievi: Këtu po shkruhet historia

15 mars 2022 | 22:11

Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, ai i Sllovenisë, Janez Jansha, si dhe ai i Polonisë, Mateusz Morawiecki, të cilët kanë arritur në Kiev për takimin që pritet të mbajnë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Fotografi nga Kievi ka postuar kryeministri polak Morawiecki.

“Pikërisht këtu, në Kievin e shkatërruar nga lufta, po shkruhet historia. Pikërisht këtu, liria lufton kundër botës së tiranisë. Është këtu që e ardhmja e të gjithë neve varet në balancë. BE-ja mbështet Ukrainën, e cila mund të llogarisë në ndihmën e miqve të saj – ne e sollëm këtë mesazh në Kiev sot”, shkroi ai në Twitter.

Të tre kryeministrat shkuan në Ukrainë në pikun e luftës dhe në një periudhë kur forcat ruse kanë rrethuar Kievin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Uniformat e Policisë në Maqedoninë e Veriut do të jenë…