Hani i Elezit renovon tri salla sportive, synon investime të reja në sport
27 tetor 2026
| 12:15
Komuna e Hanit të Elezit i ka renovuar tri salla sportive në kuadër të shkollave, ndërsa synon investime të reja në fusha sportive dhe në stadiumin “Suad Brava”.
Kryetari i komunës, Mehmet Ballazhi, ka deklaruar në një emision në “Klan Kosova” se për renovimin e stadiumit nevojiten rreth 1.3 milion euro. Projekti përfshin zgjerimin e fushës dhe ndërtimin e zhveshtoreve.
“Po mundohemi që këtë potencial, këtë rini, ta angazhojmë përmes sportit dhe të krijojmë hapësira ku të rinjtë të kenë mundësi të merren me aktivitete sportive”, ka deklaruar Ballazhi.



