Tiranë: Lirohen 12 protestues, gjykata u cakton masën ‘detyrim paraqitje’
27 tetor 2026
| 12:34
Gjykata ka vendosur lirimin nga qelia të 12 protestuesve të arrestuar gjatë protestave të zhvilluara ditët e fundit në Tiranë.
Gjykata e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tyre, por ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke mos e konsideruar të nevojshëm vazhdimin e qëndrimit në paraburgim.
Ndërkohë, seanca gjyqësore për 10 protestues të tjerë është ende në zhvillim. Gjatë saj pritet të shqyrtohen kërkesat për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit dhe caktimin e masave të sigurisë.



